Policia në Kukës ka vënë në pranga një të ri të shpallur në kërkim për shkatërrim të pronës me zjarr, të kryer në bashkëpunim. Njoftohet se në pranga është vënë O. D., 25 vjeç, banues në fshatin Vilë.
Të riut, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kukës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, kryer në bashkëpunim. 25-vjeçari dyshohet se më 1 nëntor, në dyshohet se në bashkëpunim me persona të tjerë i kanë djegur automjetin një qytetari me iniciale V. Gj., të cilin e kishte parkuar afër banesës.
Vijon puna për kapjen e personave të tjerë të shpallur në kërkim. /abcnews.al/