Një 54 vjeçar është vënë në prangat e policisë dhe vëllai i tij është shpallur në kërkim pasi akuzohen për djegien e 180 rrënjë ullinj duke përfshirë dhe një sipërfaqe toke prej 10 hektarë me shkurre.
Sipas policisë në pranga ka rënë shtetasi M. Ç., 54 vjeç dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit K. Ç., 39 vjeç, (vëllezër), banues në Maskuri, Durrës.
Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet kanë vendosur zjarr në pronën e shtetasit I. T., ku janë djegur 180 rrënjë ullinj duke përfshirë dhe një sipërfaqe toke prej 10 hektarë me shkurre.
Njoftimi i plotë:
Dogjën me zjarr një sipërfaqe toke me ullinj në fshatin Maskuri, zjarri përfshiu dhe një sipërfaqe të madhe toke me barishte, identifikohen autorët e dyshuar të zjarrvënies.
Vihet në pranga njëri prej autorëve të dyshuar, shpallet në kërkim autori tjetër.
Në vijim të punës hetimore për zbulimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin M. Ç., 54 vjeç dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit K. Ç., 39 vjeç, (vëllezër), banues në Maskuri, Durrës.
Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet kanë vendosur zjarr në pronën e shtetasit I. T., ku janë djegur 180 rrënjë ullinj duke përfshirë dhe një sipërfaqe toke prej 10 hektarë me shkurre.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarrvënie pasi do përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi duke ju garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm nga strukturat policore.