I vunë tritolin, pamje parkingu ku shpërtheu makina e prokurorit në Tiranë

schedule09:36 - 12 Mars, 2021

schedule 09:36 - 12 Mars, 2021

Mbrëmjen e së enjtes është hedhur në erë me eksploziv makina e prokurorit Arian Muça. Makina “Mercedez A Class” ka shpërthyer brenda parkimit të qendrës tregtare “Kristal”.

Në pamjet e siguruara nga ABC mund të shihet dëmi i që u është bërë automjeteve të tjera si pasojë e shpërthimit. Nga vendi i ngjarjes, drejtori i Policisë së Tiranës Rebani Jaupaj deklaroi për mediat se makina ka pësuar dëmtime vetëm në pjesën e përparme.

Ai tha se prokurori që e ka në pronësi, Arian Muça e parkonte prej dy vitesh në vendin ku ndodhi shpërthimi me tritol. Të pyetur, prokurori dhe bashkëshortja e tij kanë deklaruar që nuk kanë konflikte me njeri dhe se nuk kanë marrë kërcënime më parë.

Nuk dihet kush ka qenë objektivi, prokurori Muça pjesë e KLP-së apo gruaja, Gentiana Muça që është gjyqtare në gjykatën administrative Tiranë, pasi mjeti përdorej nga të dy. sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!