I vrau burrin, ushtari 21 vjeçar rus i kërkon falje vejushës ukrainase në gjykatë

schedule15:39 - 19 Maj, 2022

schedule 15:39 - 19 Maj, 2022

Një ushtar rus 21-vjeçar i kërkoi falje vejushës ukrainase që ta falte për vrasjen e burrit të saj, ndërsa po zhvillohet seanca e dytë gjyqësore në Kiev, shkruan The Guardian.

Vadim Shishimarin u deklarua fajtor të mërkurën për vrasjen e një civili 62-vjeçar të paarmatosur në fshatin verilindor të Ukrainës, Chupakhivka, më 28 shkurt.

“Unë e pranoj fajin tim, kërkoj të më falni,” i tha ai vejushës, Kateryna Shalipova,

E veja i tha gjykatës se kishte dëgjuar të shtëna në distancë nga oborri i tyre. Ushtari rus e qëlloi katër herë në kokë burrin fatkeq. 21-vjeçari deklaroi se njëri prej ushtarëve “urdhëroi të akuzuarin të vriste civilin në mënyrë që të mos raportonte” vjedhjen e makinës. Vdekja e Selipov ishte e menjëhershme, pak metra larg shtëpisë së tij.

“Unë vrapova tek burri im, ai tashmë kishte vdekur. Ai ishte qëlluar në kokë. Unë bërtita aq shumë”, tha ajo. “Për 39 vite burri im ishte një njeri paqësor, një pensionist që nuk përbënte kërcënim për rusët.”

Duke parë në gjykatë vrasësin e të shoqit, ajo pohoi se “duket si fëmijë, por do të marrë dënimin”. Përveç kësaj, ajo e cilësoi vdekjen e burrit të saj si absurde.

Ajo shtoi gjithashtu se nuk ndjen “urrejtje” për vrasësin e të shoqit.

Kremlini ka thënë se nuk ka informacion në lidhje me gjyqin dhe se mungesa e një misioni diplomatik në Ukrainë kufizon aftësinë e tij për të ofruar ndihmë ligjore.

/abcnews.al