I vodhi me dhunë portofolin dhe celularin një 18 vjeçari në Shkodër, arrestohet i riu rumun, në kërkim bashkëpunëtori

schedule11:43 - 7 Tetor, 2024

schedule 11:43 - 7 Tetor, 2024

Një 19 vjeçar rumun është arrestuar ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim për vjedhje.

Sipas policisë së Shkodrës, rumuni dhe bashkëpunëtori i tij i kanë vjedhur me dhunë protofolin me 4000 lekë dhe celularin një 18 vjeçari, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e së dielës në bulevardin “Zogu i Parë”.

Gjatë kontrollit fizik, 19-vjeçarit iu gjetën celulari dhe portofoli që kishte vjedhur, si dhe një sasi kanabisi./abcnews.al