I vodhën shtëpinë dhe e zuri gjumi, historia e pabesueshme e Samuel Umtiti

schedule12:43 - 12 Shkurt, 2020

schedule 12:43 - 12 Shkurt, 2020

E pabesueshme kjo që ka ndodhur me Samuel Umtiti, mbrojtësin francez të skuadrës së Barcelonës. Në muajin shtator atij iu vodh shtëpia teksa po ndiqte ekipin e tij në sfidën kundër Valencia në “Camp Nou”. Nuk është i pari futbollist që i ka ndodhur diçka e tillë.

Gjithsesi pjesa më e bukur e historisë është ajo që i ka ndodhur Umtiti kur policia zbarkoi në shtëpinë e tij dhe një grup inspektorësh punuan për të gjurmë, që u mundësojnë atyre gjetjen e personave që kishin hyrë në shtëpinë e futbollistit të Barcelonës.

Gjatë kohës që inspektimi vazhdonte, Umtiti ka qenë duke luajtur “videogame” fillimisht dhe më pas në divanin e tij e ka zënë gjumi. Francezi është zgjuar në momentin që agjentët mbaruan punë, sipas AS, ndërkohë që u ka thënë atyre: “Mora një sy gjumë të mirë”. Sigurisht ata janë habitur nga situata në të cilën u gjendën në ato momente. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!