Një banesë në Vlorë është përfshirë nga flakët këtë pasdite. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Karabash” të qytetit.
Zjarri ka rënë në një banesë të braktisur dhe siç raporton për abcnews.al gazetari Elton Nika, dyshohet të jetë i qëllimshëm.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse. Mësohet se zjarri është vënë nën kontroll pasi në rrezik nga flakët ishin edhe banesat e tjera ngjitur. g.v/abcnews.al