I vetmi frezator në Kukës, Elez Tershalla në zanat që prej 6 dekadash

schedule20:29 - 16 Nëntor, 2024

schedule 20:29 - 16 Nëntor, 2024

Është I vetmi frezator në Kukës, profesion që e ka nisur 6 dekada më parë. Elez Tërshalla është nga fshati Kreznë I Kukësit. Pasi mbaroi shkollën mekanike në Tiranë, nisi menjëherë punën si frezator në Uzinën e shkrirjes së Bakrit.

Profesion I vështirë që kërkon saktësi e durim. Kërkesa për të përgatitur pjesë këmbimi për makineritë e rënda ishin të përditshme dhe në rritje. Një pjesë e tyre duheshin improvizuar. Elezi kujton se një detal makinerie ishte dërguar në Kinë për riparim dhe nuk ishte riparuar, ndaj ai arriti ta bënte vetë.

Pas mbylljes së uzinës, Elezi nuk e ndërpreu aktivitetin e tij. Madje gjatë ndërtimit të rrugës së kombit, Elezi ka riprodhuar edhe pjesët e makinerive për hapjen e tunelit të kompanisë turke.

Prej vitesh aktivitetin e tij e ka zhvendosur në një repart të ndërtuar në oborrin e shtëpisë. Thotë se është shumë I kënaqur me punën e tij, pasi ka marrë shumë vlerësime. Në Kosovë është shumë I njohur dhe të gjithë e presin me fjalët “erdhi inxhinieri I Shqipërisë”. Zanatin e frezatorit nuk e kanë marrë djemtë e tij, por thotë se po aftëson nipin e tij të vogël./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!