I veshur me kostum tradicional shqiptar, Rita Ora bën dedikimin e ëmbël për ditëlindjen e vëllait

schedule16:15 - 18 Nëntor, 2020

schedule 16:15 - 18 Nëntor, 2020

Rita Ora ka zgjedhur ta urojë vëllain e saj për ditëlindje me disa kujtime nga fëmijëria. Artistja me famë botërore ka publikuar disa fotografi me familjen, krahas së cilave ka shkruar dhe disa fjalë të ndjera për vëllain.

“Gëzuar ditëlindjen Don. Është dita jote sot vëllai i vogël, të dua shumë, je shumë I zgjuar dhe me humor, nuk mund ta besoj që tani je 23-vjeç. Akoma ndihem sikur je i vogël”, ka shkruar këngëtarja.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RITA ORA (@ritaora)

Ajo që bie në sy është veshja e të vëllait, I cili ka pozuar me kostumin tradicional shqiptar me shqiponjës në xhaketë. Ndërkohë, nuk kanë munguar komentet e shumta të ndjekësve të këngëtares të cilët kanë vlerësuar faktin se ruajnë traditat shqiptare. /abcnews.al