Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin ka rezultuar pozitiv me Covid-19.
“Simptomat e mia janë të lehta dhe jam duke ndjekur udhëzimet e mjekut tim,” tha Austin në një deklaratë duke shtuar se ai do të karantinohej në shtëpi për pesë ditët e ardhshme në përputhje me udhëzimet nga autoriteti shëndetësor amerikan CDC.
Sekretari i Mbrojtjes tha se ai ishte plotësisht i vaksinuar dhe se kishte marrë një dozë përforcuese në tetor.
/abcnews.al