“I thashë të ktheheshim”, 19-vjeçarja “nxjerr zbuluar” shqiptarin që përplasi të renë greke: U ndjeva e frikësuar

schedule12:31 - 28 Nëntor, 2022

schedule 12:31 - 28 Nëntor, 2022

Detaje të reja po dalin në dritë nga aksidenti I rëndë në Selanik, ku një 26-vjeçar shqiptar përplasi një 21-vjeçare nga Kreta, e cila ndërroi jetë dje në spital si pasojë e plagëve të marra.

Me shqiptarin në makinë ishte edhe një 19-vjeçare greke, e cila ka dhënë dëshminë e saj para hetuesve.

Ajo ka treguar se i ka kërkuar 26-vjeçarit të kthehen pas dhe të ndihmojnë të renë që aksidentuan, por ai ka refuzuar duke u larguar.

“Sapo u kthyem në rrugën Iasonidou, e pyeta dhe u përpoqa të zbres nga makina dhe të kthehem prapa. Ai më kapi dorën dhe më tha ‘mos u shqetëso se do të kujdesem për të, më jep pak kohë”, ka thënë ajo, duke theksuar se edhe pse shqiptari mund të mos e ketë kërcënuar, ajo ndjeu frikë pasi kishte shumë pak që e njihte.

19-vjeçarja pohoi se nuk ka marrëdhënie personale me të pandehurin, e njeh pak nga puna e saj pasi ai është i rregullt në restorantin ku ajo punon dhe se herët në mëngjesin e së martës ka hipur në makinën e tij për ta marrë në restorantin e dytë që punon në Ladadika. Ajo po ashtu theksoi se nuk ia di numrin e telefonit dhe as mbiemrin pasi nuk kanë qenë asnjëherë në të njëjtën shoqëri apo kanë pasur lidhje më të ngushta dhe se ka qenë hera e parë dhe e fundit që ka hipur në makinën e tij.

Sipas informacioneve, 19-vjeçarja ka dëshmuar se i pandehuri e ka drejtuar makinën në rrugën Rajonale të Selanikut dhe aty është ndalur për shkak të një defekti mekanik. Një shofer kalimtar, i cili i pa jashtë makinës dhe mendoi se ishin viktima të një aksidenti trafiku.

Aty i pandehuri, sipas asaj që pretendon 19-vjeçari, e ka çuar në një hotel ku kanë qëndruar për disa orë. Ai ishte i shqetësuar dhe vazhdonte të bënte telefonata dhe sapo ajo e pa rastin, u qetësua, thirri një taksi dhe u kthye në shtëpinë e saj.

Pas ndjesjes së saj në prokurori, pasagjerja 19-vjeçare e mjetit, e cila përballet me veprën penale të bashkëpunimit në drejtim të automjetit të rrezikshëm dhe bashkëpunimit në braktisjen e një aksidenti rrugor (kundërvajtje), është liruar me kusht kufizues për ndalimin e daljes nga vendi. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!