Sondazh

Kush po e provokon tensionin në Shkup:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“I thashë që do ta fal gjakun e vëllait, betohem në Kuran”/ Alibej: Bisedën e regjistruar me Dumanin e kam fshirë

schedule12:21 - 5 Qershor, 2025

schedule 12:21 - 5 Qershor, 2025

Në Gjykatën e Posaçme ka dëshmuar bashkëpunëtori i drejtësisë, Erion Alibej, në lidhje me dosjen “Plumbi i artë”.

Alibej deklaroi se Nuredin Dumanit, i kishte thënë se do t’ia falte gjakun e vëllait. Alibej shtoi se bisedën e regjistruar me Dumanin, e kishte fshirë.

“I thashë Dumanit që do betohem në Kuran dhe do të fal gjakun e vëllait, për shkak se Dashnor Dumani është personi që ka marrë pjesë në vrasjen e vëllait tim, Endrit Alibej. Regjistrimin me 2 orë e 48 minuta me bisedën që kam bërë me Nuredinin nuk e kam, e kam fshirë. Pas bisedës me Dumanin, fola me Arjan Spahine për paktin që bëmë, mora 50 mijë euro dhe një iphone 6 te enkriptuar dhe kodin ia vura vetë.”, theksoi ai./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!