Sindrit Guri vendos për të ardhmen. Sulmuesi shkodran ishte prej ditësh në bisedime me Shkëndijën e Tetovës dhe po hezitonte të pranonte.
Dëshira e tij ishte të vazhdonte të luante në një kampionat më të fortë. Partizani dhe Kukësi u përfolën si opsione, por Guri pranoi ofertën e kampionëve të Maqedonisë së Veriut.
Shkodrani ka firmosur një kontratë 1+1 dhe do të zëvendësojë Besart Ibraimin e larguar nga Shkëndija. Në Tetovë ai gjen një tjetër shkodran, sulmuesin Rubin Hebaj.
Guri tre sezonet e fundit ishte pjesë e Oostende në Belgjikë. Ai ishte transferuar aty nga Kukësi, për shumën e 710 mijë eurove. / abcnews.al