I skadon kontrata në fund të sezonit, Alex Meret i ofrohet Interit me parametra zero

schedule15:59 - 1 Dhjetor, 2023

schedule 15:59 - 1 Dhjetor, 2023

Inter vazhdon të jetë shumë aktiv në merkaton e lojtarëve me parametra zero. Siç raporton “Sportmediaset”, Alex Meret u është ofruar zikaltërve për verën e ardhshme. Në fakt, kontrata e portierit skadon në vitin 2024 me Napolin dhe mund të jetë një alternativë luksoze për Yann Sommer, portierin titullar të Interit.

Megjithatë, Inter ka vënë në pikëpamje disa emra portierësh për sezonin e ardhshëm, Illan Meslier nga Leeds dhe Bento i Athletico Paranaense. Nuk përjashtohet edhe mundësia e një rikthimi të mundshëm të Andre Onana, pasi sezoni i tij i parë me Manchester United ka qenë tepër i vështirë./h.ll/abcnews.al