Një 30-vjeçar nga Kosova ka rënë në prangat e policisë. Sipas Policisë së Tiranës, i riu është arrestuar pasi i siguroi një shtetasi të huaj kontratë një punësimi fiktive, me qëllim që pasi të hynte në Shqipëri, ta ndihmonte kundrejt pagesës, që të kalonte në mënyrë të paligjshme kufirin me vendet e BE-së.
Gjithashtu bëhet me dije se është proceduar penalisht është një 24-vjeçar nga Bregu i Fildishtë, i cili kishte hyrë në Shqipëri me dokument të falsifikuar, që ia kishte siguruar 30-vjeçari.
Vijon puna për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Sakaq materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
/abcnews.al/