I shpëtoi për mrekulli aksidentit tragjik në Muzinë, e plagosura transportohet te “Trauma”

schedule20:30 - 27 Gusht, 2021

schedule 20:30 - 27 Gusht, 2021

Vajza që i shpëtoi dje aksidentit tragjik në Qafën e Muzinës është transportuar ditën e sotme nga spitali i Gjirokastrës në Tiranë te “Trauma”. Drejtori i spitalit të Gjirokastrës Sokol Feruni konfirmoi për Abcnews.al se 25-vjeçarja Greta Deberdini ndodhet në gjendje të mirë, por në spitalin e Traumës në Tiranë u transportua për një ndërhyrje kirurgjikale të specializuar në pjesën e krahut ku u lëndua nga përmbysja e autobusit, që përfundoi në greminë pasi doli nga rruga. 25-vjeçarja është e vetmja nga pasagjerët që ishte në autobus dhe që i mbijetoi aksidentit tragjik.

Mjetet u përplasën rreth orës 15.30 të së enjtes, furgoni me pasagjerë që drejtohej nga bardhi Proda ishte nisur nga Tirana për në Sarandë me 5 pasagjerë. Dy çifte bashkëshortësh një nga Tirana dhe tjetri nga Ukraina dhe vajza që i mbijetoi aksidentit. Një ditë pas aksidentit policia e Gjirokastrës arrestoi drejtuesen e mjetit “Land Rover”, 22-vjeçaren Rexhina Çelhaka nga Tirana, pasi nga ekspertiza paraprake rezultoi se i preu rrugën furgonit. /Abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!