I shpallur në kërkim, Stresi arratiset në Kosovë: U largova me makinë varrimi

schedule08:52 - 12 Dhjetor, 2020

schedule 08:52 - 12 Dhjetor, 2020

Reperi i njohur Arkimed Lushaj është arratisur në Kosovë pasi u shpall në kërkim policor si organizatori i protestës së dhunshme për vrasjen e Klodian Rasha.

Ndërkohë që kërkohej në banesën e tij në Tiranë, ai në një rrëfim për Prive, tregon se si arriti të dilte nga Shqipëria.

“Ishte shumë e vështirë se dje pas proteste janë dhënë urdhra që Stresi djali i Sali Lushës të merret në Drejtorinë e Policisë. Është shumë e vështirë me dal prej turme.

Kemi dal, jemi bllokuar në një vend, u futëm në një kafene, kur pamë që protestuesit u drejtuan të Drejtoria, e kemi dit që krejt forcat policore shkojnë aty. Kemi marrë një shok temin që punon me makinat e varrimit. Vetëm për të dalë nga protesta. Kemi shkuar deri në Laç me të. Aty pastaj drejt Kosovës. I përshëndes krejt cunat që më prunë në Kosovë”, tha ai.

LEXO EDHE: Stresi i dedikon këngë Klodian Rashës: Është zëri i nënës që po qan ku e ka djalin e vet

Kujtojmë që Stresi ka qenë aktiv në protestat e mbajtura në Tiranë këto tre netët e fundit, madje i ka dedikuar edhe një këngë Klodian Rashës. l.k/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!