Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

I shpallur në kërkim për drogë, pranga shqiptarit në Mal të Zi

schedule08:30 - 3 Shtator, 2025

schedule 08:30 - 3 Shtator, 2025

Një 31-vjeçar shqiptar, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Mal të Zi. Bëhet fjalë për 31 vjeçarin, Magiljan Deda,  i akuzuar për kultivim të bimëve narkotike, në Lezhë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Nga hetimet e kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “Vakumi”, i zhvilluar në muajin prill 2025, dyshohet se shtetasi 31 vjeçari., ka bashkëpunuar me 1 shtetas të arrestuar gjatë këtij operacioni, për kultivimin e 1640 bimëve narkotikëve, në fshatrat Gocaj dhe Rraboshte, Lezhë. Gjatë operacionit “Vakumi” janë sekuestruar rreth 34 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, e paketuar për shitje.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet e Malit të Zi, vijon punën për finalizimin e procedurave të ekstradimin e tij në Shqipëri.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!