I shpallur në kërkim nga Italia për vjedhje me armë, arrestohet 23-vjeçari në Shkodër

schedule09:00 - 10 Janar, 2021

schedule 09:00 - 10 Janar, 2021

Një i ri i shpallur në kërkim nga autoritetet Italiane është vënë në pranga me finalizimin e një operacioni të drejtorisë Vendore të Policisë në Shkodër dhe Interpol Tirana.

Pas lokalizimit, forcat e posaçme “Shqiponja” kanë arrestuar me qëllim ekstradimin drejt Italisë, 23-vjeçarin B. Th.,. I riu u kap në afërsi të lagjes “Vojo Kushi”, Shkodër.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Vercelit, Itali, në vitin 2019, ka lëshuar urdhër-arresti për veprën penale “Vjedhje me armë në rrethana rënduese”. Maksimumi i dënimit për këtë vepër penale është 20 vjet burg, parashikuar nga legjislacioni penal italian. s.b/abcnews.al/