Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Zvicra, arrestohet 56 vjeçari në Morinë

schedule09:17 - 26 Tetor, 2023

schedule 09:17 - 26 Tetor, 2023

Një 56 vjeçar nga Kosova, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, është arrestuar në pikën kufitare të Morinës teksa tentoi të hynte në Shqipëri me qëllim ekstradimin drejt Zvicrës. Mësohet se 56 vjeçari kërkohej nga autoritetet e Zvicrës për mashtrim, falsifikim të dokumenteve dhe pastrim të parave.

Pas verifikimeve, rezultoi se 56-vjeçari kërkohej nga Interpol Berni, pasi gjykata zviceriane i kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mashtrimi”, “Falsifikimi i dokumenteve të udhëtimit” dhe “Pastrimi i parave”, sipas parashikimeve të legjislacionit penal të Zvicrës.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Zvicër, vijon procedurat për ekstradimin e 56-vjeçarit. /abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!