EMRI/I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 30-vjeçari shqiptar në Gjermani

schedule08:49 - 22 Shkurt, 2023

schedule 08:49 - 22 Shkurt, 2023

Ka rënë në prangat e policisë gjermane shtetasi Silvester Driza, me qëllim ekstradimi drejt Shqipërisë.

I shpallur në kërkim ndërkombëtar i riu dyshohet se në vitin 2017 ka themeluar një shoqëri fiktive me fushë veprimtarie trajtimin e integruar të inerteve dhe ka lëshuar fatura me çmime të larta, deri në fund të vitit 2018, kur i është miratuar leja ligjore për të kryer ketë veprimtari.

Njoftimi i policisë:

Vijon shkëmbimi i informacioneve mes Interpol Tiranës dhe homologëve, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve në kërkim ndërkombëtar.

Si rezultat i informacioneve të siguruara dhe shkëmbimit të tyre me homologët gjermanë, u finalizua operacioni policor i koduar “Freiburg”.

Në kuadër të këtij operacioni, është kapur nga autoritetet policore të Gjermanisë dhe është arrestuar përkohësisht, me qëllim ekstradimi, një shtetas i akuzuar për pastrim të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale.

Në vijim të bashkëpunimit mes Interpol Tiranës dhe homologëve, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të kërkuar nga SPAK-u, në kuadër të operacionit policor të koduar “Freiburg”, si rezultat i informacioneve të siguruara dhe shkëmbimit në kohë, nga Policia gjermane është kapur në Freiburg, Gjermani, dhe është arrestuar me qëllim ekstradimi drejt Shqipërisë, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar S. D., 30 vjeç.

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë, i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Wiesbaden/Gjermani, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, drejt vendit tonë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!