Kryeministri Edi Rama ka filluar këtë mesditë takimet me autoritetet e larta në Prishtinë. Kreu i qeverisë në këtë takim shoqërohet nga ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj.
Lezo edhe: Aktakuzat ndaj Thaçit dhe Veselit, Rama viziton sot Kosovën
Rama është takuar me kryetarin e Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj, i cili është pjesë e qeverisë aktuale në Kosovë.
Vizita e kryeministrit në Prishtinë ka ardhur pas aktakuzave të ngritura nga Prokuroria Speciale në Gjykatën e Hagës nda Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kreut të PDK-së Kadri Veseli për krime lufte.
Kryeministri Rama i ka dalë në mbrojtje dy të akuzuarve duke thënë se Serbia po bën rolin e viktimës ndërkohë që drejtësia ndërkombëtare nuk ka gjetur asnjë provë për akuzat ndaj UCK .
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/2439659622993995/