I shëruari nga Covid mban premtimin: Tatuazh Siçilinë në trup

schedule12:50 - 20 Qershor, 2020

schedule 12:50 - 20 Qershor, 2020

‘Do bëj tatuazh Siçilinë në gjoks’, kishte deklaruar Ettore Cononni, 61 vjeç, që hyri në koma për shkak të koronavirusit në Lombardi, duke u zgjuar më pas në Palermo. Dhe sipas premtimit të dhënë ai e bëri. Burri bëri tatuazhin e ishullit në gjoksin e tij me emrat e të dashurve të tij.

 

Një gjest mirënjohjeje në lidhje me Siçilinë dhe mbi të gjitha për të mbajtur gjithmonë në kujtimet e tij mjekët dhe infermierët që i shpëtuan jetën.

Consonni u transferua në Palermo për shkak të mungesës së shtretërve në spitalet nëLombardi dhe kur u zgjua nga koma, pas 23 ditësh, zbuloi që gjendej në Palermo.

’Një nderim i mrekullueshëm për Tokën që e ktheu në jetë, një mësim për të gjithë ata që ushqejnë urrejtje, racizëm dhe krijojnë përçarje  mes Jugut dhe Veriut. Rrugëtim të mbarë Ettore dhe faleminderit. Të ndarë jemi asgjë, të bashkuar jemi gjithçka’, ka shkruar në facebook senatori i Italia Viva, Davide Faraone./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!