I shërbeu një gruaje pa shami, videoja “djeg” menaxherin e bankës në Iran

schedule12:07 - 27 Nëntor, 2022

schedule 12:07 - 27 Nëntor, 2022

Një menaxher banke në Iran është shkarkuar nga autoritetet e vendit pasi i ka shërbyer një gruaje që nuk mbante hixhab, pasi përdorimi i saj është i detyrueshëm nën regjimin teokratik të vendosur pas Revolucionit Islamik të vitit 1979.

“Menaxheri i një banke në provincën e Qom i ofroi shërbime bankare të enjten një gruaje që nuk mbante hixhab, ai u hoq nga detyra me urdhër të guvernatorit”, njoftoi zëvendës guvernatori i Qomit, Ahmad Hajizadeh, në një deklaratë për agjencinë e lajmeve Mehr.

Shkarkimi i menaxherit të bankës vjen pasi Irani është tronditur nga protesta të shumta për vdekjen më 16 shtator të Maksha Amini , një 22-vjeçare iraniane me origjinë kurde, i cili ishte arrestuar tre ditë më parë në Teheran nga policia morale duke mos veshur ne mënyrën e duhur hixhabin për shkelje të kodit të rreptë të veshjes së Republikës Islamike.

Agjencia e lajmeve Mehr raportoi se “videoja e kësaj vajze pa hixhab shkaktoi shumë reagime në rrjetet sociale”. “Zbatimi i ligjit të hixhabit në institucionet qeveritare është përgjegjësi e drejtorit të tyre,” vuri në dukje Hajizadeh. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!