“I rrofshin paratë, Aubameyang mbeti duke e parë Championsin në TV”

schedule15:52 - 2 Tetor, 2019

schedule 15:52 - 2 Tetor, 2019

Shefi ekzekutiv i Borussia Dortmund ka lëshuar një thumbim kundrejt Pierre-Emerick Aubameyang. Sulmuesi nga Gaboni luajti 4 sezone me verdhezinjtë, duke shënuar 15 gola në Champions League.

Janarin e vitit 2018 zgjodhi të largohej dhe firmosi me Arsenalin, që pagoi 56 milionë sterlina në arkat e gjermanëve. Hans-Joachim Watzke ka folur për Suddeustche Zeitung, duke risjellë në mendje një detaj interesant sa i përket sulmuesit afrikan.

Aubameyang po bën paraqitje të mira me Arsenalin. Jam i lumtur kur shoh llogarinë e tij bankare, por të marta dhe të mërkurat i kalon përpara televizorit duke parë Champions League. Kjo gjë sigurisht që e bën të ndjehet keq”, thekson zyrtari gjerman.

30-vjeçari nuk ka luajtur asnjë ndeshje në Champions me Arsenalin, ndërsa Borussia Dortmund do të përballet sonte me Slavia Prague në ndeshjet e dyta të fazës së grupeve në kompeticionin më të rëndësishëm për klube. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!