KUKËS- Policia e Kukësit ka zbardhur ngjarjen dhe ka arrestuar pesë persona, një ditë pasi një 19-vjeçar u paraqit në spitalin e qytetit me plagë plumbi.
Ai dyshohet se u vetëplagos me armë zjarri.
Blutë e Kukësit ka vënë në pranga të plagosurin, si dhe katër persona të tjerë, si dhe ka shpallur në kërkim një tjetër.
Mes të arrestuarve është dhe pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja./abcnews.al