I riu iu pret rrugën me kallashnikov dy vajzave në Korçë

schedule11:31 - 7 Shtator, 2021

schedule 11:31 - 7 Shtator, 2021

Një ngjarje e rëndë ndodhi sëfundmi në fshatin Gjonomadh të Korçës, ku dy vajzave iu është rrezikuar seriozisht jeta.

Burime zyrtare bëjnë me dije se një i ri ka marrë automatikun duke i dalë para dy vajzave, një 20-vjeçare dhe një 15-vjeçare, të cilat i ka kërcënuar me jetë.

Për fat të mirë, i riu nuk ka qëlluar, gjë që do të rezultonte fatale për vajzat. Pas ngjarjes ato kanë shkuar në shtëpi duke i treguar të afërmve për ngjarjen, të cilët njoftuan menjëherë policinë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit D. L., 21 vjeç, banues në fshatin Gjonomadh, Korçë.

Më datë 04.09.2021, në fshatin Gjonomadh, ky shtetas për motive të dobëta, dyshohet se ka kanosur me armë zjarri tip automatik, një 15-vjeçare dhe një 20-vjeçare. Nga ana e Policisë po punohet për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje”, njofton policia.  /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!