I riu holandez i arratisur qëllohet për vdekje në Belgjikë

schedule04:43 - 13 Janar, 2022

schedule 04:43 - 13 Janar, 2022

Një i ri i cili u arratis nga një institucion holandez për të mitur të dënuar është qëlluar për vdekje në një përleshje me armë me policinë përtej kufirit në Belgjikë. Ai u largua nga qendra në qytetin jugor të Bredës dhe mori peng dy anëtarë të stafit dhe kaloi me makinë përtej kufirit. Dy punonjësit shpëtuan të pa dëmtuar, por dëshmitarët thonë se i arrestuari më pas hapi zjarr ndaj policisë belge në fshatin Sint-Lenaarts.

Ai humbi jetën gjatë përleshjes me armë me policinë belge raporton “BBC”. Mosha e tij nuk është bërë ende e ditur, por qendra e paraburgimit Den Hey-Acker ku ai mbahej thotë se aty strehohen djem dhe të rinj të moshës 14 deri në 21 vjeç, të cilët shërbejnë deri në dy vjet përpara se të kthehen në shoqëri. Ai lejoi dy anëtarët e stafit të dilnin nga makina në një parking supermarketi në jug të kufirit në Hoogstraten.

Një dëshmitar i quajtur Tinneke i tha uebsajtit “Gazet van Antwerpen” se “ai kaloi me makinë mbi trotuaret dhe shkoi me shpejtësi të madhe në anën e gabuar të rrugës. Një tjetër dëshmitar tha se “ai ishte ndjekur nga policia në fshat dhe më pas kishte zbritur nga makina, duke qëlluar në drejtim të policisë”.

Kryebashkiaku Sven Deckers tha se ishte një incident tragjik që do të kishte ndikim tek oficerët e përfshirë. Ai shprehu ngushëllimet për të afërmit e të riut të vrarë nga të shtënat me armë zjarri.

/ abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!