I riu grek shpenzon paratë e prindërve dhe shpik grabitje

schedule21:01 - 5 Korrik, 2022

schedule 21:01 - 5 Korrik, 2022

Një i ri grek ka denoncuar në polici se ka rënë pre e grabitjes. Mirëpo, duket se gjithçka ka qenë skenar i tij.

I riu nga Patra ka harxhuar paratë e prindërve të tij dhe ka gjetur këtë mënyrë për ta fshehur, shkruan Protothema, përcjell abcnews.al.

Konkretisht, ai tha se tre persona të panjohur me kapuç hynë në banesën e tij dhe pasi e kishin neutralizuar, i rrëmbyen bizhuteritë dhe paratë që gjetën dhe u zhdukën.

Ai ka kontaktuar menjëherë policinë dhe kanë nisur hetimet për identifikimin e autorëve.

Mirëpo, skenari që i riu i tregoi policisë kishte kontradikta, në fund rezultoi se ai e shpiku ngjarjen, sepse i shpenzoi paratë e prindërve dhe duhej të justifikonte disi mungesën e tyre.

Duket është penduar për dëshminë e tij dhe pas disa orësh është kthyer në departament dhe ka rrëfyer se ajo që ka thënë ishte gënjeshtër. Ai kishte shitur bizhuteritë e prindërve dhe kishte shpenzuar shumën prej 2000 eurosh.

I riu u arrestua për dëshmi të rreme dhe do të vihet para drejtësisë. /abcnews.al