I ra të fikët gjatë protestës, para bashkisë/ Gjendja shëndetësore e efektivit e normalizuar

schedule13:09 - 15 Nëntor, 2024

schedule 13:09 - 15 Nëntor, 2024

Një efekti policie humbi ndjenjat gjatë protestës së opozitës që po zhvillohej përpara Bashkisë së Tiranës. Menjëherë efektivi i policisë, pasi është ndjerë keq është marrë me makinë policie për ta transportuar në spitalin  QSUT.

Gazetarja Ajgena Korgi nga spitali i QSUT-së raportoi se mjekët kanë thënë se aktualisht po priten analizat. Ndërsa gjendja shëndetësore e tij është e normalizuar.

“Aktualisht pritet përgjigja e analizave, sipas burimeve gjendja e tij shëndetësore është e normalizuar”, tha më tej gazetarja Ajgena Korbi.

/abcnews.al/