Një ngjarje e pakëndshme ka ndodhur në lidhje me punën e këngëtarit shumë të dashur për të gjithë Butrint Imeri.
Një projekt i tij muzikor është publikuar pa leje dhe jo në momentin e duhur, një gjë e tillë ka sjellë jo vetëm irritimin e fansave të cilët përmes komenteve të shumta e dënojnë këtë veprim por dhe nga menaxheri i këngëtarit.
Në një prononcim për emisionin Friend zone” në ABC News, menaxheri është shprehur se kënga ka qenë planifikuar që të dilte në treg më vonë, por një nga anëtarët e grupit të punës duket se një gjë të tillë e kanë nxjerrë pa leje, jashtë studios së punës.
“Prej disa ditësh e kemi parë se po qarkullon por nuk e dimë se si ka rrjedhur, sigurisht se nga rrethi ynë shoqëror, por ajo këngë nuk ka qenë për tu publikuar këto kohë dhe se tashmë do të përgatisim një vidioklip për ta sjellë në mënyrën si duhet këngën”, është shprehur menaxheri i këngëtarit. /abcnews.al