I propozuar për t’u rizgjedhur guvernator, Gent Sejko zbulon 5 objektivat te “Ekonomia”

schedule10:39 - 23 Shkurt, 2022

schedule 10:39 - 23 Shkurt, 2022

Gent Sejko, i cili është dekretuar nga presidenti Ilir Meta për tu rizgjedhur si Guvernator i Bankës së Shqipërisë ka dëshmuar ditën e sotme në Komisionin e Ekonomisë.

Gjatë fjalës së tij, ndër të tjera Sejko theksoi se Banka e Shqipërisë u përball me sfida të mëdha gjatë periudhës së pandemisë.

“Arritjet tona janë vlerësuar edhe nga Kuvendi. Ekonomia u përball me pasojat e krizës globale. Sektori bankar mori me vete një pjesë të faturës s madhe të pandemisë. Paralelisht Bsh ka punuar dhe arritur disa suksese të prekshme edhe në fusha të tjera. Sistemi i pagesave po operon me një kuadër të plotë në përputhje me standardet e BE. Dua të vedoj ligjin e ri të pagesave. Në muajin janar BSH vuri në punë infrastrukturën e plotë për shlyerjen në euro të pagesave brenda vendit. Administrimin e madhes kombëtare ku BSH ka siguruar furnizimin e tregut. Ne kemi rifreskuar të gjithë serinë e kartëmonedhave ekzistuese. Seria është plotësuar edhe me kartëmonedhën e re 10 mijë lekë”, tha ai.

Sejko parashtroi përpara anëtarëve të komisionit pesë objektivat e tij në mandatin e dytë si guvernator. Ai vuri theksin te stabiliteti i çmimeve si dhe formalizimi i ekonomisë.

“BSH ka ende shumë punë për të bërë. Prioritet: i pari ka të bëjë me politikën monetare dhe stabilitetin e çmimeve. Jam kujdesur që sasia dhe kostoja, e para në ekonomi të mundësojë stabilitetin çmimeve.  Sfida kryesore do të jetë adresimi i presioneve inflacioniste. Stabiliteti i çmimeve është një objektiv i panegociueshëm. Do të kërkojë hartimin e në politike.

E dyta ka të bëjë me mbikëqyrjen dhe rregullimin bankar. Krijimi i të gjithë premisave për nxitjen e kreditit të shëndetshëm. Procesi i kreditimit duhet të respektojë gjithnjë parametrat për ruajtjen e shëndetit të bankave.  

Nxitja e formalizimit. Shkalla e lartë e informalitetit sjell pasoja serioze negative. Për këtë arsye BSH duhet të punojë për rritjen e formalizimit të ekonomisë.

Mbështetja e integrimit evropian. Detyra jonë është të procedojmë pa asnjë vonesë dhe hezitim në këtë kontekst. BSH duhet të ofrojë shembullin e mirë. Banka duhet të mbetet një institucion i hapur dhe transparent. E pesta, BSH duhet të rrisë prezencat e saj në tryeza e bashkëpunimit”, deklaroi Sejko. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!