I preu kokën mësuesit, autori pyeti nxënësit pas mësimit! Pas ngjarjes postoi foto në twitter

schedule22:18 - 17 Tetor, 2020

schedule 22:18 - 17 Tetor, 2020

Detaje të reja janë zbuluar nga krimi makabër në Francë ku një person i preu kokën një mësuesi në Paris, pasi ky i fundit kishte treguar karikaturat e profetit Muhamed në klasë.

Autori i krimit, një çeçen i lindur në Rusi me banim të ligjshëm në Francë ka postuar në twitter një foto të trupit duke e shoqëruar me një mesazh, po ai u fshi shpejt nga rrjeti social i cili e pezulloi llogarinë pasi shkelte politikën e kompanisë.

“Në emër të Allahut, Mëshirëbërësit, Mëshirëbërësit, … drejtuar (Presidentit Emanuel) Macron, udhëheqësit të pabesëve, unë ekzekutova një nga zagët tuaj i cili guxoi të nënvlerësonte (Profetin) Muhamedin “, shkroi ai në twitter.

Ngjarja ndodhi pak ditë më parë kur autori iu afrua studentëve dhe iu kërkoi t’i tregonin më shumë për mësuesit. Pak minuta më vonë ai u vra nga policia në periferi të Conflan Saint-Honorine. /mv. abcnews.al