I premtoi marrjen e licensës së mësuesisë kundrejt parave, arrestohet 49 vjeçari

schedule11:41 - 8 Maj, 2019

schedule 11:41 - 8 Maj, 2019

Një 49 vjeçar është vënë në pranga nga policia e Shkodrës për korrupsion. I arrestuari dyshohet se nëpërmjet mashtrimit i ka marrë një qytetareje shumën 6000 euro për të marrë provimin e Licensës së mësuesisë, si dhe shumën 4000 euro për të marrë një të drejtë studimi jashtë shtetit për djalin e saj.

49 vjeçari dyshohet se ka ushtruar ndikim të paligjshëm edhe tek një punjonës në fushën e arsimit. Për këtë rast janëe proceduar penalisht edhe dy persona. Këta të fundit akuzohen për korrupsion aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!