I pozicionuar krah Alibeajt, Korreshi: Nëse gjykata zgjedh Berishën, bëhem me grupin e Rithemelimit 

schedule14:30 - 6 Tetor, 2022

schedule 14:30 - 6 Tetor, 2022

Vendimi i Gjykatës së Apelit është shumë i rëndësishëm për të ardhmen e përbashkët të PD. Këto janë deklaratat e deputetit të PD Saimir Korreshi në studion e ABC Live me gazetaren Sibora Bitri.

Sipas tij deputetët që nuk janë pjesë e Grupit të Rithemelimit i janë drejtuar Gjykatës së Apelit, jo për ta ndikuar por të ditur de juro se nga anon e drejta, dhe sipas tij gjykata duhet të shprehet sa më shpejt. Sipas tij ambiguiteti në PD ka krijuar mbivendosje, dhe Gjykata e Apelit duhet të shprehet sa më shpejt.

Sipas deputetit të PD Korreshi ‘nëse gjykata zgjedh Berishën, bëhem me grupin e ri-themelimit’. Për të shumica e demokratëve kanë zgjedhur Z. Berisha, dhe gjykata duhet të shprehë vullnetin e demokratëve. Ndërsa për proceset e zhvilluara në seksione dhe në grupseksione apo në degët e PD në rrethe Korreshi ka skepticizmin e tij.

Deputeti i PD Korreshi u shpreh që nëse Basha rikthehet do ti bëj akoma më shumë dëm Partisë Demokratike.

Sipas tij ‘nuk duhet të rikthehet më, duhet gjetur konsensus, nuk mendohet më së kush do të jetë kryetar por kush do të sjellë në pushtet Partinë Demokratike’. Sipas tij grupimi i deputeteve që nuk janë pjesë e rithemelimit janë gjendur në një dhunë nga të gjitha anët, pasojat e mendimit ndryshe përjetohen akoma më shumë në qytetet e vogla, e përjetojnë akoma më shumë, jo vetëm dhunë fizike por edhe dhunë psikologjike’, tha Korreshi. /abcnews.al/