I plasi bomba artizanale në fytyrë, në gjendje të rëndë i riu

schedule11:47 - 26 Shkurt, 2019

schedule 11:47 - 26 Shkurt, 2019

Policia e Gjirokastrës ka dalë me versionin se bomba që i plasi në fytyrë të riut një ditë më parë, mund te ishte vendosur për ta vrarë atë, me qëllim hakmarrjeje. Ndërkohë vetë Vitjon Lluka ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

 Të riut në Shtëpez të Gjirokastrës dyshohet se i vunë bombë dhe donin ta vrisnin për hakmarrje, dyshojnë eskpertët e policisë vendore. Vitjon Lluka ndodhet  në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës në Tiranë. Ai ka marrë plagë të rëndë në fytyrë dhe në kokë.  Lënda plasëse ishte një bombë artizanale, me nitrat dhe kimikate e integruar brenda një bidoni plastik 1.5 litër. Dyshohet që shpërthimi të jetë bërë me telekomandë sapo bariu që po kulloste bagëtitë i është afruar vendit ku ndodhej lënda plasëse.

Lluka nuk është marrë akoma në pyetje për shkak të gjendjes shëndetësore. Por disa persona janë shoqëruar, janë marrë në pyetje dhe më pas janë lënë të lirë . Ka dyshime se motive i ngjarjes ështe hakmarrja për shkak të vëllait të Vitjon Llukës. Enrik Lluka në 23 Mars 2016, ka qëlluar me armë zjarri ndaj kushëririt  Dorian Llukës i cili ngeli i pajetë dhe Birbil Llukës që ngeli i plagosur me dy plumba. Enreik Lluka nuk është arrestuar akoma nga policia./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!