I plagosen të afërmit nga tërmeti, 25 vjeçarja në Itali tenton të hidhet nga ballkoni

schedule12:02 - 30 Nëntor, 2019

schedule 12:02 - 30 Nëntor, 2019

Pasi mësoi se disa nga të afërmit e saj kishin mbetur të plagosur rëndë si pasojë e tërmetit në Shqipëri, një 25 shqiptare në Ankona të Italisë tentoi të vriste veten duke kërcënuar se do të hidhej nga ballkoni nga 10 metra lartësi. E lajmëruar nga fqinjët e të resë, policia italiane mbërriti menjëherë në vendngjarje duke qetësuar fillimisht vajzën dhe duke e bindur të rikthehej në banesë.

Sapo pa agjentët e policisë ajo i kishte kërkuar që ta linin sepse donte të vdiste. Më pas 25 vjeçarja u la nën kujdesin e psikologëve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!