Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

I pezulluari Vila do falet, zbulohet në “Pressing” kur rikthehet në stërvitje

schedule23:45 - 26 Nëntor, 2020

schedule 23:45 - 26 Nëntor, 2020

Lorenco Vila pritet të kthehet në skuadër. Sulmuesi anësor, pasi një debati që pati me trajnerin Edi Martini në momentin e zëvendësimit me Kukësit, u dënuar nga drejtuesit e klubit për arsye disiplinore.

Mesazhi për të ishte i qartë dhe në takimin me Vllazninë u la jashtë. U fol edhe për një përjashtim tijim, por pas ndeshjes me shkodranët trajneri Martini theksoi se është i pezulluar për momentin dhe pritet të shihet në vazhdim se çfarë do të bëhet.

Në emisionin “Presing”ABC, moderatori dhe gazetari Gerti Çarçani u shpreh se në dijeninë e tij të hënën Vila do të kthehet me shumë gjasa në ekip. Një lajm i mirë te Teuta, që në këto javë të para ka hasur vështirësi në shënimin e golave. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!