I përplasi makina, ndërron jetë gruaja pasagjere në motor, rëndë bashkëshorti

schedule20:29 - 16 Shtator, 2021

schedule 20:29 - 16 Shtator, 2021

Një grua ka gjetur vdekjen si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugorë Lezhë -Shkodër. Raportohet se ka ndërruar jetë L.D., 60 vjeçe, e cila ndodhej pasagjere në motor ku edhe ka marrë dëmtime bashkëshorti i saj, F.D., 62 vjeç, banues në Dajç, drejtuesi i motorit.

Aksidenti i rëndë ka ndodhur rreth orës 19:30, në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, në fshatin Dajç, ku një makinë tip “Benz” është përplasur me një motor.

Drejtuesi i makinës është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes. /abcnews.al/