“I përdorën si mburoja”, Kremlini akuzon Ukrainën për vrasjen e civilëve në Mariupol

schedule11:15 - 9 Shkurt, 2024

schedule 11:15 - 9 Shkurt, 2024

Kremlini tha të premten se nuk kishte shqyrtuar ende vlerësimin e Human Rights Watch se sa njerëz u vranë në Mariupol, por fajësoi forcat ukrainase për vdekjen e civilëve atje.

Të paktën 8,000 njerëz janë vrarë në luftime ose nga shkaqe të lidhura me luftën në përpjekjen e Rusisë për të marrë në kontroll Mariupol, një nga betejat më të mëdha në luftën gati dyvjeçare Rusi-Ukrainë, sipas Human Rights Ëatch.

Duke komentuar raportin, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov akuzoi forcat ukrainase se po përdorin civilët në Mariupol si mburoja njerëzore dhe i qëlluan pas shpine.

“Ne nuk kemi pasur kohë të shqyrtojmë raportin dhe nuk e dimë se sa i besueshëm mund të konsiderohet ky informacion,” tha Peskov.

“Por ajo që ne dimë është se shumë civilë vdiqën nga duart e neo-nazistëve që përpiqeshin të mbronin Mariupolin në atë kohë.

Ata përdorën civilët si mburoja njerëzore, i qëlluan pas shpine. Ne e dimë këtë dhe e dimë me siguri”, shtoi Peskov.

Ai nuk citoi prova për pretendimin, të cilin Kievi e ka mohuar më parë.

Në lidhje me ndryshimin në udhëheqjen ushtarake të Ukrainës, Kremlini njoftoi se “nuk do të ndryshojë rezultatin e operacionit special ushtarak”.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi dje se ka zëvendësuar kreun në largim të forcave të armatosura të vendit Valery Zaluzny me gjeneralin Oleksandr Sirsky.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!