TIRANË- Nuredin Dumani i penduari i drejtësisë është paraqitur në urgjencën e Qendrës Spitalore Nënë Tereza gjatë së shtunës pasi ka shfaqur disa problemeve shëndetësore .
Mësohet se Dumani ka pasur probleme me frymëmarrjen dhe zemrën dhe është shoqëruar më pas në spital me masa të larta sigurie nga forca special e burgjeve dhe Renea.
Sipas burimeve brenda spitalit, i penduari i drejtësisë ndodhet në shërbimin e reanimacionit nën monitorim të bluzave të bardha.
Në lidhje me shoqërimin e Dumanit në spital është njoftuar edhe Prokuroria e Posacme Antikorrupsion.
Kjo pasi Nuredin dumani po bashkëpunon me drejtësinë për zbardhjen e një sërë veprash kriminale.
Nuredin Dumani u arrestua në mars 2022 në qytetin e Fierit gjatë një aksioni policor pak orë, pasi vetë ai kishte mbetur i plagosur në një shkëmbim me armë zjarri në aksin Elbasan-Peqin, te kryqëzimi i Cërrikut.
Ai ka rrëfyer para hetuesve ngjarjet kriminale ku është përfshirë, vrasjet që ka bërë, përplasjet me ish-shokun e tij Talo Çela (i shumëkërkuar i policisë), si dhe ngjarjet kriminale që kanë ndodhur në Elbasan e Durrës.
Ai u vu në pranga në kuadër të operacionit ‘Plumbi i Artë”. Të pandehurit e dosjes “Plumbi i Artë” akuzohen për disa vrasje, atentate të mbetur në tentativë dhe vjedhje me dhunë, të zbardhura pas dëshmisë së bashkëpunëtorit të drejtësisë Nuredin Dumani. Pjesa më e madhe e krimeve janë kryer me pagesë.
Dumani është i pari në listën e SPAK si autor i 9 vrasjeve dhe tentativave për vrasje, si dhe 3 episode të vjedhjeve me dhunë.
/abcnews.al

