I pashpresë, por nuk dorëzohet: Nuk pres asgjë nga gjykatat. Por Berisha thërret protestë

schedule16:05 - 25 Dhjetor, 2023

schedule 16:05 - 25 Dhjetor, 2023

Sali Berisha as nuk përpiqet t’i bëjë demokratët e tij të shpresojnë se logon e humbur të PD-së, do e rifitojë.

Ai ka hequr dorë, edhe pse të mërkurën e 27 dhjetorit, ka thirrur protestë para Gjykatës së Lartë, ndërsa brenda godinës, do të zhvillohet gjyqi me Lulzim Bashën, për logon e vulën e PD-së.

“Ne nuk duhet të kemi shpresë te këto organe që janë sot degë më e verbër e ekzekutivit në Shqipëri dhe që janë të njëjta në verbërinë e tyre me ato të diktaturës komuniste”

Gjyqi në Gjykatë të Lartë do të nisi në orën 09:00, e në po të njëjtën orë është lajmëruar dhe nisja e protestës. Nuk është e qartë nëse në krye të saj, do të jetë Sali Berisha.

Të martën, SPAK, pritet të vendos për kërkesën e “arrestit në shtëpi” të Berishës dhe ai ende nuk ka dhënë një përgjigje të qartë nëse do e zbatojë masën apo jo.

“Kryetari kudo që të jetë, do të përmbushë detyrimet e tij”

Megjithatë, në bashkëbisedim me ndjkësit e tij në rrjetet sociale, këtë të hënë, pavarsisht se thotë se e drejtojë Foltoren, kompetencat i ndanë dhe me Kryesinë e tij.

“Natyrisht kryesia e PD, kryesia e ngushtë e saj, janë organet që do të merren me drejtimin e punëve të saj”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!