“I pari që kalove dy ture me ne, faleminderit”, Laçi ndahet me Shpëtim Duron

schedule16:17 - 16 Gusht, 2021

schedule 16:17 - 16 Gusht, 2021

Më pak se një vit zgjati aventura e Shpëtim Duros në stolin e Laçit. Trajneri i mirënjohur mori drejtimin e skuadrës kurbinase më 12 dhjetor të vitit 2020 dhe këtë verë udhëhoqi bardhezinjtë drejt turit të tretë të Conference League.

Laçi nuk kishte shkuar kurrë kaq larg në kompeticionet evropiane, dhe zhvilloi performanca shumë pozitive. Shpëtim Duro dhe presidenti Pashk Laska kanë shtrënguar duart dhe bashkëpunimi mes tyre për sezonin e ardhshëm nuk do të vazhdojë.

Klubi kurbinas ka nisur nga puna për gjetjen e timonierit të ri, teksa ka falënderuar 61-vjeçarin nga Tirana për punën e kryer dhe sukseset e arritura së bashku. “Shpëtim Duro nuk është më trajneri i skuadrës sonë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by KF Laçi (@kflaci.al)

Pas gati një viti te Laçi, ai largohet duke e shënuar emrin në historinë e klubit si trajneri i parë që kalon dy ture në kupat e Europës në krye të ekipit tonë. Më parë e kishte mbyllur kampionatin në vendin e katërt me ne, ndërsa tani kemi ndarë rrugët duke shtrënguar duart.

Pas një vere emocionuese për të gjithë, kemi vetëm fjalë të mirë për Duron dhe stafin e tij, për punën e bërë në krye të ekipit dhe gjithçka tjetër.

U urojmë suksese në vazhdim dhe i falënderojmë për çdo ditë të punës së tyre në krye të skuadrës tonë, punë e bërë për rritjen e ekipit dhe arritjen e objektivave. Faleminderit profesor Duro!“, lexohet në komunikatën zyrtare të Laçit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!