I pari në listën e dëshirave, Reali nis ofensivën për bomberin e munguar

schedule16:35 - 6 Prill, 2020

schedule 16:35 - 6 Prill, 2020

Zinedine Zidane ka shumë sulmues në skuadrën e tij, por ata nuk mjaftojnë. Trajneri francez dëshiron një goleador dhe objektivi i madh quhet Harry Kane. Kapiteni anglez pritet të largohet nga Tottenham në fund të sezonit.

Juventus dhe Manchester United janë dy klubet e tjera që kërkojnë shërbimet e 26-vjeçarit. Okdiario citon se Kane është emri i parë në listën e dëshiravë të “Los Blancos”. Spurs kanë pranuar dëshirën e lojtarit për t’u larguar, por do të tentojnë ta shesin sa më shtrenjtë.

Florentino Perez është gati të bëjë çmendurira për ta sjellë bomberin anglez në “Santiago Bernabeu” dhe ka nisur negociatat me Tottenham dhe agjentin e sulmuesit. /abcnews.al

 

Harry Kane