Në afro 1 orë, “Furitë e Kuqe” spanjolle do të sfidojnë “Tre Luanët” e Anglisë, në finalen e madhe të Euro 2024, ku në prani të 71 mijë të pranishmëve, të “Olympiastadion” në Berling do të luftojnë për trofeun prestigjioz.
Mirëpo, ende pa nisur finalja e madhe, Spanja ka arritur të regjistrojë një tjetër rekord, ku këtë herë ka të bëjë me të gjithë formacionin e tekniku Luis de la Fuente, pavarësisht se është ai i zakonshmi i zgjedhur nga strategu spanjoll.
Pas publikimi të formacioneve, rezulton se për herë të parë në historinë e një finaleje të Evropianit, një trajner zgjedh një formacion titullar ku përfaqësohen 10 klube të ndryshme dhe këtë ka arritur të bëjë Spanja, ku i vetmi ekip që ka dy lojtarë në formacion është Athletic Bilbao.
Formacioni dhe klubet përkatë:
Unai Simon – Athletic Bilbao
Dani Carvajal – Real Madrid
Robin Le Normand – Real Socedad
Aymeric Laporte – Al Nassr
Marc Cucurella – Chelsea
Rodri – Manchester City
Fabian Ruiz – Paris Saint-Germain
Dani Olmo – RB Leipzig
Lamine Yamal – Barcelona
Nico Williams – Athletic Bilbao
Alvaro Morata – Atletico Madrid