Marco Reus është një nga futbollistët më të pafat në planet. Zoti i ka dhuruar shumë talent gjermanit, por dëmtimet nuk po i shqiten. Kapiteni i Dortmundit vuan prej vitesh, teksa është jashtë fushave prej disa javësh.
Në momentin që po përgatitej për t’u rikthyer në fazën më të rëndësishme të sezonit, Reus është dëmtuar përsëri. SportBild raporton se 30-vjeçari ka ndjerë shqetësime muskulore dhe ky sezon mund të quhet i përfunduar.
Një lajm i keq për trajnerin Favre, i cili shpresonte të kishte të gatshëm yllin e skuadrës për ndeshjet e fundit. Dortmund po garon për titullin kampion dhe momentalisht renditet në vend të dytë, me katër pikë më pak se Bayern Munchen. /abcnews.al