“I ofrova Mbappe Barcelonës, ata zgjodhën Dembele!”

schedule18:16 - 25 Shtator, 2019

schedule 18:16 - 25 Shtator, 2019

Josep Maria Minguella njihet për faktin që është personi që solli Leo Messin te Barcelona, kur ky ishte fëmijë. Agjenti ka rrëfyer një detaj interesant në lidhje me merkaton e klubit katalanas për “Radio Marca”.

Ngjarja ka lidhje me verën e vitit 2017. Barcelona po kërkonte një sulmues krahu për të zëvendësuar Neymar. Braziliani ishte larguar drejt PSG për shumën e 222 milionë eurove, ndërsa katalanasit zgjodhën Ousmane Dembele.

155 milionë euro përfunduan në arkat e Borussia Dortmund dhe francezi u transferua në Katalunjë. Dembele nuk ka arritur deri tani të shpërblejë besimin e drejtuesve spanjollë, të cilët zgjodhën atë përpara njëfarë… Kylian Mbappe!

“Dy vite më parë i ofrova Kylian Mbappe Barcelonës, por katalanasit preferuan Dembele. Barça kishte mundësinë për të blerë Mbappe, por ata mendonin se Dembele është më i fortë se kampioni aktual i PSG”, zbulon agjenti spanjoll. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!