Skulptori Ermir Grezda ka folur në emisionin “Pas Mesnate” në ekranin e ABC News për babain e tij, Qamil Grezdën, ikonën e pikturës në Shqipëri. Ai tha se babai ka shkuar në të gjitha anët e Shqipërisë në këmbë për të pikturuar të gjitha peisazhet e qyteteve të ndryshme.
Sipas Grezdës, Lidhja e Shkrimtarëve e asaj kohe organizonte vajtje kolektive nëpër qendra të ndryshme me grup artistësh, ku padyshim i ati nuk mungonte.
“Është një nostalgji e brendshme ndaj prindit, mësuesit dhe më së fundmi një artist, që së fundmi kam kuptuar se sa njëri i përkushtuar, sa ndjesi shumë fine kishte. E gjithë ajo qetësi që kishte në pamjen e jashtme mbante në vetvete shumë emocione me krijimtarinë e tij. Ai ka shkuar në të gjitha anët e Shqipërisë dhe ka bërë peisazhe. Që nga Veriu, Jugu, Sarandë, Dhërmi, Vlorë, Korçë, i ka shëtitur të gjitha me këmbë dhe i ka hedhur në pikturë.
Lidhja e Shkrimtarëve e asaj kohe, këtë grup artistësh që kishin mbaruar në shkolla jashtë dhe artistët e porsaformuar, organizonin vajtje kolektive nëpër qendra të ndryshme”, rrëfeu ai./abcnews.al