Sergei Surovikin është shkarkuar si kreu i forcave ajrore të vendit, sipas mediave ruse. Surovikin, i njohur si “Gjenerali Armagedon” për strategjitë e tij ushtarake agresive në Çeçeni dhe Siri, nuk është parë në publik që nga marshimi i Grupit Wagner në Moskë në qershor, pasi qarkulluan raporte se ai ishte në dijeni për rebelimin e planifikuar të Yevgeny Prigozhin.
Në fillim të këtij muaji u raportua se Surovikin u shkarkua si udhëheqës në luftën e Moskës kundër Ukrainës dhe ishte në arrest shtëpie. Të martën, RBC e Rusisë raportoi se ai ishte shkarkuar tani nga roli i tij si kreu i forcave të hapësirës ajrore.
Surovikin drejtoi forcat ajrore të Rusisë që nga tetori 2017.
/abcnews.al