Pandemia e koronavirusit ka bërë që çifti i njohur Afrona Dika dhë Blero të qëndrojnë larg njëri-tjetrit, tashmë prej katër muajsh. Afrona ndodhet në Zvicër, ndërsa Blero në Kosovë, dhe mesa duket modelja kohët e fundit nuk po e përballon dot mungesën e tij.
Këtë gjë e ka treguar së fundmi, përmes një postimi në facebook, e cila teksa ka ndarë disa nga momentet më të bukura të dasmës së tyre, ka treguar edhe njëherë dashurinë që ka për të.
“Më mungon çdo ditë e më shumë……Mungesa jote është aq e madhe, sa që nuk e di sesi ta shpjegoj me fjalë…Dashuria e fortë na ka dhënë forcë të mbijetojmë çdo sfidë në martesën dhe lidhjen tonë.
Janë bërë 4 muaj që nuk jemi parë dhe më mungon çdo ditë e më shumë… Sikur të rilindja do të bëja të njëjtën zgjedhje, të martohesha me ty dhe të ndaja jetën me ty. Të dua”, shkruan Afrona. /abcnews.al